Xhevat Aliu drejtor i Qendrës rajonale për punësim thotë për rajonipress se papunësia është ende e lartë në rajonin e Anamoravës, derisa sipas tij gjendja aktuale është rreth 31100 punëkërkues në evidencë nga të cilët 14073 janë femra.
Aliu tha se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në rajonin e Anamoravës përkatësisht në zyret Komunale për punësim në Gjilan, Kamenicë dhe Viti janë evidentuar gjegjësisht kanë kërkuar punë 1193 të papunë dhe punëkërkues që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shtuar për 12 punëkërkues më tepër, raporton rajonipress.
“Mirëpo në krahasim me vitet e më hershme numri i punëkërkuesve që kanë kërkuar punë në shërbimet tona të punësimit ka rënë dukshëm” thotë aliu.
Aliu tha se gjatë kësaj periudhe nga këshilltarët e këtij institucioni janë këshilluar 9822 punëkërkues dhe janë vizituar 1044 ndërmarrje. “Janë zbuluar 563 vende të lira të punës të cilat ju kanë ofruar punëkërkuesve dhe të papunësuarve.
Janë ndërmjetësuar në punësim 331 punëkërkues, janë realizuar disa projekte si: Projekte të punëve publike të financuara nga MPMS dhe Agjencioni Kosovar i Pyjeve (86 punëkërkues), projekti i “Kosvet- 6”, përmes skemave të trajnimit në punë (100 punëkërkues) si dhe projekti i Institutit për Zhvillim dhe Integrim të financuar nga MPMS dhe Qeveria Norvegjeze (115 punëkërkues) të cilët janë trajnuar dhe janë ndërmjetësuar në skemën e praktikës për 6 muaj” tha Aliu.(rajonipress)
0 comments:
Post a Comment