Mitat Jerlia nga Kamenica lagjja Iliria  për Tvkamenica ka rrëfyer një ngjarje jo të mirë ,ai për tvkamenica rrëfen kështu :

Mbrëmë  (01.08.2014) rreth orës 00:15  nena ime 69 vjeçare ankon nga sëmundja e Frymëmarrjes Asma dhe ndër kohë asaj ju ndal fryma , po thuaj se 99% veç se u përgatit për tu ndare nga kjo botë.

Menjëherë thirra Qendren  e Mjekësisë Familjare në kamenicë më saktësisht numrin 0280 371 783 , dhe ata me than ne nuk vijmë në shtëpi në një far mënyre e kuptova qe po me thonë” Zoti ne Xhenet” se nuk kemi te drejt me ardhë në shtëpia shton Mitati për tvkamenica,

Pastaj i kam telefonuar Policisë së Kamenicës, dhe ata kanë shkuar te “spitali” dhe pas pak policia me ka njoftuar se mjekët nuk do te vinë te  shtëpia.
Nena ime veç se 45 minuta siç thotë Mitati për tvkamenica u “Vurushtis me vdekjen dhe jetën” dhe nuk erdhën për ndihme mjeket për ta shpëtuar një jetë

Me pastaj kam telefonuar  mjekun privat në shtëpinë e tij deri sa e zgjova nga gjumi Dr.Gani Krasniqin dhe ai pos a u zgjua nga gjumi erdhi dhe e trajtoi nënën time me disa injeksione për e Frymëmarrje dhe pas një ore nënës iu përmisua gjendja

Me pastaj sot ne mëngjes (01.08.2014) kam takuar edhe kryetarin  e komunës z,Begzad Sinanin e informova për rastin dhe I thash se nesër edhe ty mund të ndodhe e njëjta gjë, dhe e pyeta se pse nuk shkon ambulance neper shtëpi për kësi intervenime për te shpëtuar jetë njerëzish , por besa mu duk që kryetari nuk ka ide për ketë situatë ne QKMF,,
Vetëm desha të ju tregoj qytetareve për ngjarjen time qëe me ka ndodhe, tash kush e din se kush e ka rendin prej juve për një situate tëe tille… tha Mitat Jerlia per Tvkamenica.

0 comments:

Post a Comment

 
Top