Kërcënimet, fyerjet dhe sharje në adresë të hoxhallarëve kanë filluar kur ata kishin bërë thirrje që të mos shkohet të luftohet në Siri dhe Irak.
Madje kërcënimet me vdekje ndaj hoxhallarëve janë shtuar pasi ata kanë kritikuar ashpër veprimet e Lavdrim Muhaxherit.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit me qindra kërcënime i janë bërë Enis Ramës, imam në xhaminë “Isa Beg” të Mitrovicës, kërcënime me heqje koke ia janë bërë edhe Ernes Gogës, vëllai i imamit të Pejës, Enes Goga, shkruan gazeta Zëri.
Policia e Kosovës thonë se janë duke monitoruar çdo aktivitet të këtyre personave për të cilët është duke siguruar informata. Kurse njohësit e çështjeve të sigurisë kanë tërhequr vëmendjen se Kosova do të përballet me probleme serioze në fushën e sigurisë.
Nga ana tjetër, imami i xhamisë së Tavnikut në Mitrovicë, Ekrem Avdiu, ka shpjeguar se xhemati i ashtuquajtur tekfir janë grupim njerëzish që kanë devijim në të kuptuarit e fesë.
Avdiu ka thënë se një ndër problemet e tyre është se gabimisht i aplikojnë pikëpamjet e tyre duke konsideruar dhe duke shpallur myslimanët “qafira” me pretekste shumë banale. /Zëri/
0 comments:
Post a Comment