Ne e lexuam artikullin që është bërë në
TvKamenica nga z.Mitat Jerliu rreth rastit për nënën e tij me datën 01.08.2014 (00:15) për thirrjen që ka bërë në QKMF Kamenicë, ne ju kemi përgjigjur duke iu ofruar autoambulancën dhe teknikun medicinal për transport të pacientes ( nënës së Mitatit ) dhe trajtimin e saj në QKMF pasi që nuk është e vërtet se mjeku kujdestar nuk ka dashur të shkoj,

Por z.Jerliu nuk kishte pranuar që nëna e tije të transportohet drejt QKMF por të trajtohet në shtëpi , dhe ju informoj se në në QKMF punojmë 24h dhe i përmbahemi rregullave ku mjeku kujdestar duhet të jetë në vendin e punës në QKMF për pacientet që vijnë për kontrolla mjekësore, dhe gjatë atij orari me ligj mjekut nuk i lejohet largimi nga vendi i punës.

 Në kujdestarin e natës punon vetëm një mjek dhe dy teknik medicinal nga ora (19:00 - 07:00).

Unë e kuptoj z.Jerliu që duhet të i ofrohet ndihmë mjekësore çdo qytetari të Komunës sonë, pasi që kemi një teren mjaft të hapur jo vetëm brenda qytetit por edhe në fshatrat e Komunës ku brenda kujdestarisë së natës trajtimi bëhet në QKMF për të gjithë qytetaret që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Për ndihmë të qytetarëve të Komunës sonë gjatë kohës së kujdestarisë nevojitet edhe një ekip mobil për ofrimin e shërbimeve shëndetësore edhe me vizita shtëpiake pasi që gjatë orarit të rregullt të punës gjatë ditës ne i përgjigjemi çdo thirrje që drejtohet në numrin e QKMF-së me çka ju dalim në ndihmë me të gjitha mundësit që posedojmë.

Me respekt për të gjithë Drejtori i QKMF-së Kamenicë Dr.Rabit Dërrmaku



Shkrimi paraprak për këtë rast mund ta lexoni në këtë link : http://www.tvkamenica.com/2014/08/jerlia-ke-me-vdes-nena-per-mjeket-e.html



0 comments:

Post a Comment

 
Top