Shqiptarët vazhdojnë të festojnë me armë. Në stinën e dasmave, siç njihet ndryshe vera, gati për cdo ditë policia intervenon për të parandaluar të shtënat me armë. Vetëm dje, Policia e Kosovës ka intervenuar në tri rast të ndryshme pas raportimeve së ka pasur të shtëna në ajër.
Indeksonline raportoi dje se janë arrestuar pesë të dyshuar (dasmor) në fshatin Sfeqël të Podujevës pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtaret policor ne kryerje të detyrës zyrtare-pas informatës se marrë për të shtëna me armë zjarri ne një aheng.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK -47 me te cilën dyshohet qe është shtënë në dasmë.
Një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Pagarushë të Prizrenit, ku i dyshuari kishte gjuajtur ne ajër në një aheng familjar.
Njësiti policor i autorizuar nga prokurori kanë bastisur shtëpinë e te dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja te kal.7.62mm. dyshohet te jen te armës AK 47.
Po ashtu edhe në Pejë është arrestuar një person pasi që shtiu në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë dhe tre fishekë të kal. 7.62 mm.
0 comments:
Post a Comment