E la Gjermaninë dhe erdhi t‘i dalë zot vendit. Ai u rreshtua në radhët e UÇK-së në bjeshkët e Rugovës në vitin 1998, kurse tani jeton në kushte të vështira. Është ky Lavdim Muriqi, i cili detyrohet të presë në radhë kur shpërndahen ndihma nga Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera në Pejë

Muriqi mezi arrin të mbajë gjashtë fëmijët e tij, prej të cilëve më i madhi i ka 13 vjet. “Jemi tetë anëtarë të familjes dhe marrim vetëm 80 euro ndihmë sociale, nga të cilat për ilaçe për mua më nevojiten 60 euro në muaj”, thotë Lavdimi për gazetën “Kosova Sot”, i cili shprehet se kur erdhi të luftojë për vendin e tij, nuk e kishte imagjinuar se ditët e lirisë do të ishin kaq të rënda për të dhe familjen e tij.

 Familja e tij bën jetë të vështirë në një cep të lagjes “Xhemajl Kada” të qytetit të Pejës. “Kushtet e rënda të jetës që nga fëmijëria, puna e rëndë që bëra që nga mosha më e re, ka bërë që ta dëmtojë shëndetin tim. Tani jam i sëmurë dhe nuk

0 comments:

Post a Comment

 
Top