Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka reaguar ndaj kërkesës së nënkryetarit të PDK-së,Kadri Veseli, për formimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse.

“Thirrjet e fundit për qeveri gjithëpërfshirëse janë siç thotë populli: “Fol e rruaj vezë”….”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas deputetit Berisha, kërkesa përmes një letre publike e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për një qeveri gjithëpërfshirëse, është një propagandë e PDK-së.

“As edhe kjo formë e propagandës nuk pi më ujë, sepse e kanë tepruar, kështu është kur e bën veten, siç thonë në katunde “me të leqit”. /Indeksonline/

0 comments:

Post a Comment

 
Top