Qeveria e Serbisë duhet urgjentisht të ngre cështjen e mbrojtjes së popullit serb në Shqipëri, sepse serbët në Shqipëri janë të kërcënuar me zhdukje, thotë Aleksandar Çotriq.
Anëtari i Komisionit parlamentar të Serbisë për diasporë dhe serbët në rajon në një deklaratë për agjencinë Beta të cilën e transmeton Indeksonline ka thënë se serbët në Shqipëri janë pa status të njohur kombëtar të pakicës dhe pa të drejtë të arsimit institucional dhe informim në gjuhën e tyre.
Ai ka theksuar që së paku 30 mijë serbë jetojnë në Shqipëri. Sipas tij edhe pse ata janë popull autokton aty që kanë jetuar me shekuj, mirëpo nuk ka të drejt të përfaqësimit në Kuvend dhe nuk kanë të drejt në arsimim, informim etj.
“Serbët, por edhe pakicat tjera (grekët, maqedonët, vllahët), e kanë pasur të pamundur që në regjistrimin e popullsisë të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare, për shkak të komplikimeve administrative dhe shpenzimeve të larta të pjesëmarrjes, që tejkalojnë 1000 euro. Ata e kanë pasur të pamundur që t’i rikthejnë emrat e tyre burimor, të cilët gjatë kohës së Enver Hoxhës janë shqiptarizuar me forcë”, ka thënë Çotriq.
Ai ka vlerësuar se Qeveria e
Serbisë në takime bilaterale me autoritetet në Tiranë, si dhe para organizatave ndërkombëtare, duhet sa më shpejt ta inicioi çështjen e të drejtave të popullit serb në Shqipëri.
0 comments:
Post a Comment