Fetah Saliu nga Vushtrria tani 18 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në vitin 2011 ishte operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mirëpo dy vjet më vonë në 2013, pas disa kontrolleve mjekësore e ka vërejtur se nuk e ka veshkën e majtë, raporton KTV.
Babai i tij, Murat Saliu e akuzon urologun Lutfi Dervishi se është ai i cili ia ka marrë veshkën të birit.
Lutfi Dervishi i kontaktuar nga Kohavisioni ka mohuar se ka marrë pjesë në operacion por sipas tij ka qenë vetëm konsultant
Familja Saliu nga Vushtrria po ashtu jeton edhe në varfëri të skajshme. /Zëri
0 comments:
Post a Comment