Më shumë se 5 milionë euro do të shpenzohen gjatë vitit 2015 vetëm për blerjen e veturave të reja për Kuvendin, Qeverinë, agjenci të pavarura, si dhe për komunat e Kosovës. Bazuar në Projektbuxhetin e vitit 2015, cili është miratuar nga Qeveria të premten e javës që lamë pas, shihet qartë se një pjesë e madhe e institucioneve kanë bërë kërkesa për vetura të reja. Një pjesë e madhe e kërkesave të tyre tashmë janë aprovuar nga Qeveria, e një pjesë kanë mbetur të realizohen gjatë vitit 2016.

Gjatë vitit që vjen Kuvendi i Kosovës ka paraparë që për vetura të reja të shpenzojë 60 mijë euro, derisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës 50 mijë euro. Po ashtu, hiç më pak se 200 mijë euro për vetura të reja pritet t’i shpenzojë Agjencia Pyjore e Kosovës.

Nga 30 mijë euro për blerje të veturave të reja për vitin 2015 me projektbuxhet i ka edhe Universiteti i Prizrenit, ai i Gjakovës si dhe Universiteti Publik i Gjilanit, e derisa ai i Prizrenit sipas Projektbuxhetit i ka në dispozicion për vetura të reja 50 mijë euro.(zeri)

0 comments:

Post a Comment

 
Top