Komuna e Kamenicës është përzgjedhur në mesin e katër komunave partnere të Këshillit të Evropës në kuadër të projektit  "Promovimi i të drejtave të njeriut  dhe mbrojtja e minoriteteve në Evropën Juglindore".

Njoftimi për këtë është bërë një takim të zhvilluar në Kamenicë në mes të Kryetarit të Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetarit Fatmir Matoshi  me bashkëpunëtorët dhe përfaqësueses së Këshillit të Evropës Eglantina Gollaj, përgjegjëse e projektit për Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë takim zonja Gollaj ka prezentuar edhe ekspertët lokal të këtij projekti Ardian Zeqiri dhe Nehare Zeqiraj të cilët do ta mbështesin Komunën e Kamenicës në hartimin e projektit.

Ky projekt do të jetë i ndarë në tri faza kryesore, mbështetja e komunave përmes grandeve, ndarja e eksperiencave në mes 36 komunave përfituese nga shtatë shtete dhe mbështetja e pushtetit qendror ne fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave, ka thënë Eglantina Gollaj.

Kryetari Sinani e ka falënderuar Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës si përfituese e këtij projekti dhe ka shfaqur gatishmërinë për të punuar ngushtë me këtë projekt.

0 comments:

Post a Comment

 
Top