LDK-ja në Kamenicë vlerëson se Qeverisja Komunale e udhëhequr nga Begzad Sinani edhe pas afër një viti nuk ka dëshmuar se së paku janë të interesuar e le më të punojnë për të mirën e qytetarëve.
“Deri tash janë asfaltuar vetëm 4-5 rrugica nëpër fshatra. Këtë vit nuk janë realizuar asnjë prej premtimeve të kësaj qeverie e as që pritet t`i realizojnë.
Kemi vetëm fillimin e disa projekteve siç janë kinse rregullimi i fushës sportive në lagjen “Malësia”, pastaj të një parku në Topanicë dhe në qendër të qytetit, por nuk është bërë asgjë më shumë përveç heqjes së një sasie dheu sa për të mashtruar se kinse po punojmë diçka” thotë Biqkaj nga LDK-ja.
Biqkajt tha: krejt çka benë kjo qeveri është shpenzimi i parasë publike për lukse të pushtetarëve.
“Kuvendi Komunal është shndërruar në një makineri votuese në shërbim të ekzekutivit, vendime të cilat nuk janë zbatuar asnjëherë siç janë vendimi për kyçjen e qytetarëve të Shipashnices së Epërme në ujësjellës, vendimet për subvencione, vendime për projekte të ndryshme dhe kërkesa të ndryshme”.
Biqkaj tha : "se ky vit po përfundon pothuajse me investimet më të vogla që nga paslufta edhe atëherë kur buxheti komunal ka qenë minimal.
Ndërsa shpenzimet komunale për ditë e më shumë rriten. Por këtë luks të pushtetarëve e bartin qytetarët e Komunës së Kamenicës”
0 comments:
Post a Comment