Komuna e Kamenicës do të ruaj dhe rris bashkëpunimin me KFOR-in Amerikan si partner të rëndësishmëm në të gjitha proceset që nga viti 1999. Këtë vlerësim e ka bërë Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi gjatë pritjes në takim të ish udhëheqësit të Njësisë për Monitorim dhe Ndërlidhje (LMT) Togerit Miller dhe udhëheqësit të ri të kësaj njësie Togerit Mc Garry.
Nënkryetari Matoshi ka falënderuar Togerin Miller për punën dhe shërbimin e kryer në Komunën e Kamenicës dhe njëkohësisht i ka uruar mirëseardhje duke i ofruar bashkëpunim të plotë Togerit Mc Garry.
"Kryetari i Komunës Begzad Sinani i cili ndodhet në një konferencë në Bullgari dhe i gjithë stafi komunal janë shumë të kënaqur me punën e KFOR-it dhe ju ofrojmë bashkëpunim të plotë gjatë tërë kohës sa do të jeni në detyrën e re në Kamenicë, me qëllim që së bashku t`i zgjidhim shumë probleme me të cilat ballafqohemi edhe ne edhe Ju" tha nënkryetari Matoshi.
Përfaqësuesit e KFOR-it u njoftuan me situatën aktuale në Kamenicë dhe me aktivitetet e ditëve dhe javëve që vijnë. "Ne kemi përfunduar një numër të konsiderueshëm të projekteve kapitale për rregullimin e infrastrukturës nga buxheti komunal dhe nga Qeveria e Kosovës, siç janë asfaltimi i rrugëve në Kopërnicë, Koretin, Petrit, Hodonoc, Strezoc, Roganë, Karaqevë të investuara nga buxheti komunal si dhe disa rrugë të tjera me bashkëfinancim nga qeveria siç është ajo nga Hogoshi për në Kapi, pastaj Koretin - Dajkoc, fillimi i ndërtimit të shkollës në Roganë dhe projekte të tjera.
Tashmë jemi në fazën e përfundimit të këtij viti dhe në përgatitje për fillimin e vitit të ri i cili besojmë se do të jetë më i mirë pasi që janë konstituar edhe institucionet qendrore të Republikës së Kosovës" u tha pjestarëve të KFOR-it nënkryetari Matoshi.
Në takim u fol edhe për tubimin publik me qytetarët që do të mbahet të premten, , bashkëjetësën mes komuniteteve në Kamenicë, integrimin e plotë të shëndetësisë dhe për përgatitjet për festimin e vitit të ri. "Ne kemi arritur që gjatë këtij viti të shkurtojmë shpenzimet në mallra dhe shërbime e sidomos në derivatë të naftës, telefoni dhe dreka e darka zyrtare dhe komuna ka punuar në mënyrë shumë transparente" tha nënkryetari Matoshi.
Problemi i vijës kufitare në Karaqevë mbetet shqetësim për Komunën dhe KFOR-in. "KFOR-i është shumë i interesuar për Karaqevën, ne ishim atje javën e kaluar dhe do të jemi edhe në të ardhmen në mënyrë që banorët të ndihen më të sigurt" tha Togeri Miller.
Nënkryetari Matoshi ka kërkuar që deri në zgjidhejn përfundimtare të këtij problemi xhandarmëria serbe të përmbahet nga patrullimet në rrugën kryesore."Ne jemi të sigurt se ata po hyjnë në pjesën e brendshme të Kosovës dhe kjo paraqet shqetësim për banorët dhe për komunën,ne jemi të sigurt se ajo pjesë është teritor i Kosovës dhe presim që kjo të zgjidhet sa më parë" tha nënkryetari Matoshi
0 comments:
Post a Comment