KKSB i Kamenicës (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) sot, e mbajti takimin e fundit për vitin 2014.

Takimin e udhëhoqi  nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi. Ai në  fjalën e tij shprehu shqetësimin për largimin e të rinjve  nga Kosova në mënyrë ilegale, duke e rrezikuar, shëndetin dhe duke bërë harxhime, edhe pse institucionet vendore  edhe  ambasadat e vendeve të BE-së, apelojnë që mos të nisen në këto udhëtime qytetarët tanë, sepse nuk iu pranohet statusi i azilantëve.

Matoshi, kritikoi trafikantet të cilët po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të pa punësisë për manipulime me qytetarët,sidomos me rininë.

Më së shumti po rrezikojnë ata që me veti po i marrin e dhe familjen  me fëmijë të vegjël dhe po malt tretohen nëpër kufij e në këtë mot të ftoftë.

Edhe komuna e Kamenicës është e prekur nga ky sindrom,e në disa fshatra është më e theksuar si Karaçeva e Hogoshti.etj.

Njëherit kërkoj  një mobilizim të institucioneve dhe  faktorëve tjerë për të dhen secili kontributin e tij për parandalimin e kësaj dukurie.

Shqetësim shprehu poashtu edhe komandanti i  Stacionit të Policisë Nazif Hajrizi,për intensitetin e kësaj dukurie, thotë  se duhet  t’i  zbulojmë njerëzit të cilët e kanë bërë ketë punë  biznes.

Policia kufitare, tha komandanti Ekrem Haxhiu, është e mobilizuar për ta parandaluar këtë dukuri, por  vetëm policia nuk mund ta bëjë parandalimin.

Ai përmendi rastet e kapjes së disa trafikantëve kohë më parë 14 raste dhe javën e fundit 5 raste. Haxhiu, kërkon që popullata  t’i ndihmoj policisë duke i dhënë informacione në identifikimin e  trafikantëve.

Gjatë  këtij muaji policia kufitare i kthye prapa  800 veta, policia  ka të drejtë ti kthej ata që nuk  kanë fletë  garancinë, dokumente të rregullta .Por ,brengosje  është ,se për  ikje  po shfrytëzohen e dhe rrugët alternative. Bashkësia Islame  do të  bëj  apele nëpër  Xhami,  të premteve për luftimin e kësaj dukurie, tha përfaqësuesi Milaim Behluli.

Nënkryetari  propozoi që nga ky forum të dilet me një komunikatë  në emër të Këshillit. U debatua edhe për planin e Drejtorisë  për Mbrojtje dhe Shpëtim, i aprovuar edhe nga Kuvendi komunal.

Ky plan, ishte bërë  një  vlerësim  i rreziqeve ,për territorin e komunës së  Kamenicës një planë tejet i detalizuar  dhe  gjithëpërfshirës.

Major  Ali  Vishi, njoftoi se  edhe FSK  ka planin e saj ,ku është ë e përfshirë edhe Kamenica, prandaj   grupi caktuar për Kamenicën  t’i harmonizojnë këto plane, tha Vishi. Plani i vitit kaluar  u tha se ishte  i realizuar. Sanije  Jahiri ngriti çështjen e qenve endacak.

Matoshi  tha, se  për trajtimin e  qeneve  endacak Komuna e Kamenicës i ka nda 15. 000 euro për vitin 2015. Matoshi në emër të  këtij Këshilli i shpreh ngushëllime familjes Jashari , që  pësoi tragjedi nga  qenët endacak  par ca ditësh.(tvkamenica)

0 comments:

Post a Comment

 
Top