Bashkëpunim i mirë i Kamenicës dhe OSBE-së
Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan ka mbajtur sot takimin e parë përmbyllës të vitit 2014 për shkëmbim përvojash ndërmjet 11 komunave, ku pranishëm ka qenë shefi i Misonit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claude Schlumberger, nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, sekretari i përhershëm i MAPL-së Besnik Osmani si dhe kryetarët e komunave: Ferizaj, Viti, Gjilan, Kaçanik, Hani i Elezit, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.
Në fjalën e tij, shefi i Misonit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claude Schlumberger, ka thënë se gjatë këtij viti OSBE ka realizuar një sërë projektesh në të mirë të qytetarëve të komunave të sipërpërmendura për dialogun ndërfetar, për personat e riintegruar dhe riatdhesuar, pastaj për mbështetjen e dhënë për rajonin e Gjilanit për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptas, për përmirësimin e barazisë gjinore, për kontributin e dhënë për fuqizimin e shoqërisë civile etj.
Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka thënë se problemet me të cilat ballafaqohet Kamenica, nuk dallojnë shumë nga ato të komunave fqinje. “Në vitin 2014 kemi pasur një bashkëpunim të mirë me OSBE-në e cila ka qenë ndihmuese dhe mbështetëse e shume iniciativave dhe projekteve tona. Komuna e Kamenicës është e gatshme që të ruaj dhe rris bashkëpunimin me OSBE-në edhe në vitin 2015” tha nënkryetari Matoshi.
Ambasadori i OSBE Jean Claude Schlumberger, e ka pranuar ftesën për të vizituar Kamenicën dhe në ditët në vijim Komuna dhe Zyra Regjionale e OSBE-së do trë përgatisin agjendënb e vizitës së ambasadorit në Kamenicë.
Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka falënderuar ambasadorin Schlumberger dhe drejtorin e OSBE-së në Gjilan, Ulurich Biffar, për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e dhënë në shumë fusha për qytetarët e Gjilanit.
"Falë angazhimit të drejtorit regjional, OSBE ka pasur një rol kritik që temat e përbashkëta në interes të përbashkët, t’i bisedojmë dhe diskutojmë, ku përfshihen të gjitha aktivitetet në interes të përbashkët rajonal, ku përfshihen të gjitha komunat.
Dialogu ndërfetar ka qenë njëra nga proceset që ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë bashkë liderët fetarë të Komunës dhe meqë është treguar e jashtëzakonshme ftesa e OSBE-së, ne kemi vazhduar takimet e ndryshme me liderët fetar dhe po e bëjmë një program të përbashkët me komunitetet fetare, derisa takimi i radhës do të jetë në Bashkësinë Islame, ndërsa takimet tjera pas Krishtilindjeve do të jenë në Kishën Katolike etj.”, tha Haziri, duke përmendur edhe një sërë ndihmash që OSBE i ka ofruar Komunës së Gjilanit.
Edhe kryetarët tjerë të komunave të sipërpërmendura, në paraqitjet e tyre, kanë falënderuar qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për ndihmesën e dhënë në shumë fusha.
0 comments:
Post a Comment