Kryetari Sinani së bashku me drejtorin e zhvillimit ekonomik Fatmir Krasniqi realizoi një vizitë në Zvicër për të parë nga afër punët e kompanisë Raba Solar e cila do të investoj në komunën e Kamenicës.

Kryetari Sinani theksoi se jam i impresionaur me projektet e juaja dhe  punët e kryera ne si komunë kemi marrë vendimin në Kuvendin Komunal për shfrytzimin  e tokës në fshatin Novosellë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha dokumentacionet që kërkohen nga komuna për të realizuar këtë projekt që hap vende të reja pune.

Feim Islami - Inxhinier nga kompania Raba Solar theksoi që nga muaji shkurt kur ne kemi apliku zyrtarisht në Komunën e Kamenicës për marrjen e tokës në fshatin Novosellë kemi pas një përkrahje të veqant nga Kryetari z.Begzad Sinani dhe drejtori z.Fatmir Krasniqi që na ka shty të vendosim që centralin ta vendosim ne këtë komunë e jo në komunat tjera me të cilat kemi pas takime, komuna e Kamenicës me këtë përkushtim na motivon që investimet tona ti drejtojm drejt kësaj komune dhe shpresojm që kjo frym e bashkëpunimit të vazhdoj edhe më tutje.

Projekti 3MWh me energji solare që do të filloj punimet në muajin Mars 2015 në fshatin Novosellë Komuna e Kamenices.

Ky projekt parasheh instalimon e 12’000 moduleve solare. Çdo modul ka kapacitetin 250W që i bie 3000kWh gjenerim të energjis fotovoltaike në orë. Kapaciteti vjetorë është 401400kWh. Parshihet ti furnizoj diku rreth 1000 familje të mesme gjatë ditës.
Në këtë projekt analizat gjeo-fizike i ka kry kompania Gjermane Schlette dhe se të gjitha matjet kanë rezoltu pozitive dhe të favorshme per implementimin e kësaj centrale.

Analizat e rrezatimit dhe matjet janë kry me sistemin PVGIS të bashkimit Europian,kompania dhe KEDS i ka kry analizat e kyqjes në rrjet.
Pjesa dermuese e materialeve per ndertimin e ketij centrali fotovoltaik per prodhimin e energjis se gjelbërt janë nga Gjermania, Zvicra dhe Franca.
Avantazhi i ndërtimit të kësaj Centrale Elektrike në Komunën e Kamenicës është se kemi të bëjm me prodhimin e Energjis së Gjelbert që e mbron ambientin nga ndotja. Kamenica bëhet komuna e parë që ka instalim solar dhe përmbush normat e kërkuara nga Bashkimi Europian për energji të rinovushme që është 20% e energjisë së prodhuar deri në vitin 2020 duhet të vijë nga energjit e rinovueshme siq është dielli,uji,era dhe biomasa.

Me këtë projekt i cili kushton rreth 5 milion euro do të krijohet një klim e investimeve të jashtme në Komunën e Kamenices.
I gjithë projekti do të investohet nga konzorcioumi Zvicër -Kosovë nga kompanit Raba Solar dhe Solar Green Energy dhe Banka Europiane EBRD. I gjithë projekti i ka 3 faza nga 3MWh që do të thotë  së në fund do ti kemi 9MWh dhe rreth 15 Million investime në tërsi.

0 comments:

Post a Comment

 
Top