Disa qytetarë rregullisht kanë raportuar në redaksinë tonë për prezencën e zyrtareve/shërbyesve civil komunal në kafiteri gjatë orarit të punës, ata madje na kanë dërguar edhe foto!

Ky“trend” po vazhdon edhe pse kryetari Sinani me 12 janar 2015 ka mbajtur takim me të gjithë punonjësit civil ku pati shpalosur prioritetet për vitin 2015 ku dhe kërkoi që secili shërbyes civil të përmbushë obligimet dhe detyrat që ka, duke mos anashkaluar asnjë detaj si: respektimi i orarit të punës, respektimi i hierarkisë në punë, performancë konform detyrimeve që kërkohen etj.



Gjatë takimit (12.01.2015) me shërbyesit civil kryetari Sinani i ka  njoftuar edhe për punët dhe angazhimet e secilës Drejtori, në mënyrë që të vazhdohet me punë sa më efikase të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në çdo sektor.

Kryetari Sinani, i falënderoj të gjithë për punën e tyre,  veç tjerash  kërkoj rritje e angazhim në mënyrë që të rritet edhe performanca e çdo drejtorie, e në këtë mënyrë edhe e gjithë Komunës. “Çdo punonjës civil ka obligim qytetar dhe ligjor që të kryej punën për të cilën është i thirrur.


0 comments:

Post a Comment

 
Top