Qeveria e Serbisë nuk do të pranojë uzurpimin e njëanshëm të Trepçës nga ana e Prishtinës, pasiqë, pronari më i madh për fondin e zhvillimit të Trepçës është Republika e Serbisë.
Poashtu, qeveria serbe ka kërcënuar me ndërprerjen e procesit negociator në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se bëhet fjalë për uzurpim të njëanshëm dhe konfiskim të Trepçës, në pronësi 100 për qind, transmeton Indeksonline.

Qeveria e Serbisë, vlerëson se ky akt e cenon tërë procesin negociator ne Bruksel. Gjuriq ka shtuar se nga Trepça varen 4000 serbë të Kosovës, dhe rreth 20 mijë anëtarë të familjeve të tyre.
“Një gjë e tillë mund të përshkruhet vetëm me një fjalë: Plaçkitje. Mos e prekni atë që është e jona”, ka kërcënuar Gjuriq.

Në anën tjetër ministri i Energjetikës dhe Minierave, Aleksandar Antiq, ka vlerësuar se një ndryshim i tillë i pronësisë sëTrepçës.
 Mund ta destabilizojë situatën në Kosovë, Ai ka thënë se rreth 56 përqind, të kapitalit të Trepçës, është në pronësi të fondit për zhvillimin e Republikës së Serbisë, dhe ky kombinat ka borxhe, rreth 400 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Në këtë konferencë për medie ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, dhe Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq.

0 comments:

Post a Comment

 
Top