Biblioteka e Kongresit Amerikan, publikon hartën famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.
Por si do të shkatërrohej Shqipëria sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë?
Pjesa veriore e Shqipërise që përfshinë Malësinë në veri, në lindje Dibrën, deri në qytetin e Lezhës në perendim, dhe në jug deri të qyteti i Krujeës, ky territor do t'i ipet Serbisë dhe Malit të Zi, transmeton zeri.info.
Pastaj Serbisë i ipet e drejta të projektoj dhe ndërtoj linjën hekurodhore Danum-Adriatik.
Traktati parashihte formimin e një Shteti Islamik Shqiptar, me një territor shumë të vogël i mbikqyrur nga Italia. Italia do të marrë territorin jug-perendimor që përfshin Vlorën, dhe i ishullin e Sazanit.
Greqia do të marrë pjesën jugore të Shqipërisë. Ky ishte një traktat gjenocidial kundër popullit me të vjetër në Evropë, që po të zbatohej do të kishte shuar përgjithmon egzistencën e popullit shqiptar. /Zëri
0 comments:
Post a Comment