Lirim Kastrati,djaloshi biond nga Hogoshti i Kamenicës, po dëshmon se është një talent i rrallë i futbollit. Ai për nga natyra shumë i qetë por në fushën e blertë të futbollit po dëshmon se kemi të bëjmë me një talent të rrallë të futbollistit .

Në testimin e mbi 35 futbollistëve , Lirim Kastrati pa konkurrencë ka bindur drejtuesit e Kombëtares së Shqipërisë U17 e veçanërisht trajnerin nga Bosnja Xhemajl Mustedanagiq që menjëherë ti bashkëngjitet ekspeditës së tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Kastrati nga kryeqyteti shqiptar Tirana, "Është një kënaqësi e vërtet të dëshmoresh para shumë futbollistëve dhe trajnerëve të cilët të çmojnë, jam shumë i lumtur që do ti mbroj ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë U17, për këto momente kam sakrifikuar shumë, dhe mundi im është duke dhënë rezultate",bën të ditur Kastrati.

Për të qenë pjesë e këtij kampi Kastrati tregon se ka qenë shum vështirë,"Ka pasur shum futbollist cilësor dhe të talentuar por kërkesat kanë qenë shum të mëdha dhe strikte , por me shum sukses të gjitha i kam kaluar pa asnjë problem dhe stafi i Kombëtarës ka vendosur që tani e tutje të jem pjesë e tyre", thotë Kastrati.

Ky talent i rrallë i futbollit hapat e parë i kishte filluar në fshatin e tij të lindjes në Hogosht të Kamenicës, por duke parë talentin e tij i ati i tij Mentor Kastrati, Lirimin e regjistron në shkollën Kombëtare te futbollit 'Loro Boriqi' në Kf Shkëndija të Tiranës, ku për një kohë të gjatë është përcjell nga trajnerët shqiptarë.

"Një ëndërr e Lirimit po realizohet dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe krenar, në asnjë moment nuk dyshoj në cilësitë e tija , ky është vetëm fillimi , ndërsa befasitë do të ndodhin më vonë. Këtë vlerësim e ka dhënë edhe vet trajneri nga Bosnja Mustedanagiq,"thekson i ati i Lirim Kastratit Mentor Kastrati.

Lirimi sapo i ka mbushur 16 pranverat e tij këtë futbollist e karakterizon shpejtësia që ka dhe pasimet milimetrike të cilat i bën në fushë dhe për këtë ka fituar nofkën e futbollistit Argjentinas "DI MARIA"

Se cilat janë planet e këtij futbollisti, Lirimi bënë me dije:"Për mua është hapur një kapitull i ri në karrierën time janë disa oferta të shumë klubeve si ato nga Shqipëria, por edhe nga Evropa, por nuk do tëi bëj me dije tani”, thotë ai. /2L ONLINE/

0 comments:

Post a Comment

 
Top