Kryetari dhe Drejtorët Komunal pas Mbledhjes Regjistruan Shtëpitë e Tyre
Në takimin e sotëm të kryetarit Sinani me Këshillin e drejtorëve të komunës së Kamenicës,kërkoi që të ngritët përgjegjësia e shërbyesve civil dhe të shtohet efikasiteti në punë .
A i përmendi edhe rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së një shërbyesi civil ( XH. P) për shkelje shkeljeve të detyrave të punë . Poashtu kryetari i njoftoi drejtorët me takimin e djeshëm me kryetarët e Këshillave Lokale,lidhur me regjistrimin e objekteve të banimit ,si dhe objekteve tjera.
Kryetari Sinani i porositi drejtorët që të ndikojnë te punëtorët e drejtorive të tyre,ta bëjnë regjistrimin e shtëpive të tyre. Pastaj të vazhdohet me punëtorët e shëndetësisë dhe të arsimit. Sipas Drejtorisë së Kadastrit,janë regjistruar 200 veta,që u konsiderua shumë pakë,prandaj duhet intensifikuar aktivitetin për sensibilizimin e qytetarëve. Drejtoria e Buxhetit , shtroi çështjen e shpërndarjes fletave të tatimit në pronë ,qytetarëve nga ana e punëtorëve të kësaj drejtorie.
Pas alokimit të mjeteve për këtë vit ,kryetari i porositi drejtorët që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e mjeteve të tyre. Sinani ka vendosur që për 6 muaj, duke filluar nga ai mos të kenë mjete për reprezentacion. Harxhimet e karburanteve ka shënuar rënie ,dhe duhet të zvogëlohen edhe më tepër, si model të jenë shpenzimet e komunës gjatë viti t 2008. Pas mbarimit të takimit kryetari dhe drejtorët e bënë regjistrimin e shtëpi ve dhe objekteve tjera.
0 comments:
Post a Comment