Edhe LDK dega në Kamenicë e shqetësuar me largimin e familjeve nga Komuna jonë
LDK- Dega në Kamenicë shprehë shqetësimin e saj për largimin e qytetarëve të Komunës së Kamenicës drejt shteteve të perëndimit
LDK-ja vlerëson se largimi nga Kosova nuk është zgjidhje e duhur, edhe pse e kuptojmë se gjendja ekonomike në Kosove e në veçanti në Komunën tonë është e vështirë, dhe vështirë e përballueshme për familjet e kësaj komune.
Institucionet qendrore dhe Institucionet Komunale duhet të angazhohen për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Kamenicës që sa do pak të ndikojnë që kjo gjendje të përmirësohet duke krijuar mundësi për zhvillim dhe jetë më të mirë. Nuk mjaftojnë vetëm apelet për qëndrim në Kosovë, por duhet angazhim konkret.
Në veçanti duhet një përkujdesje institucionale ndaj brezit kufitar për të kthyer besimin dhe sigurinë tek ajo pjesë thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë. (rajonipress)
0 comments:
Post a Comment