Samsung nuk ka arritur të shesë sasi të mëdha të telefonave të saj të mençur gjatë 12 muajve të fundit siç kishte bërë në vitet e kaluara, dhe tani kompania jugkoreane ka njoftuar se fitimet e saj për tremujorin e katërt të vitit pritet të jetë më të ulëta sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Më saktë, Samsung ka thënë se ajo pret që fitimet e saj të për tremujorin e katërt të shënojnë 37 për qind rënie në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Këtë njoftim kompania e ka bërë përpara raportit të plotë për të ardhurat, të cilin do ta publikoj më vonë këtë muaj.
Samsung ka vlerësuar se fitimi i saj operativ për tremujorin e fundit do të jetë rreth 4.7 miliardë dollarë, dhe nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që kjo shifër do të jetë më e ulët për 37 për qind.

Samsung gjithashtu ka thënë se ajo është në pritje për të raportuar shitje më të ulëta se vitin e kaluar, me shitjet e përgjithshme që do të jenë më të ulëta për rreth 12 për qind, ose shprehur në para, në rreth 47 miliardë dollarë.

Rreth dy të tretat e fitimeve operative të Samsung vijnë nga shitjet e telefonave të saj të mençur, dhe ndërsa kësaj radhe kompania ka shitur më pak telefonat për shkak të konkurrencës në rritje në të dyja segmentet e tregut, kjo rënie ka pasur një efekt të madh në fitimet e kompanisë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top