Kryetari i komunës, z. Begzad  Sinani, e priti  sot, për një vizitë  Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi. Kryetari  Sinani  gjatë bisedës shprehen gatishmërinë, për të filluar bashkëpunimi  mes  komunës së  Kamenicës me komunat  e Shqipërisë  në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm .
Gjatë takimit doli edhe  ideja  për organizimin e një panairi  në qytetin e  Kamenicës ,ku do të merrnin pjesë dhjetë kompani  të prodhimeve  bujqësore  nga  Shqipëria , Medvegja, Bujanoci  dhe  Presheva .

Po ashtu u bisedua  edhe për   mundësinë  e  binjakëzimit  të  shkollave të mesme  të komunës sonë , me   shkollat  e ndonjë qyteti  të Shqipërisë ,ku do të shkëmbenin edhe vizita reciproke të nxënësve. Ambasadori Minxhozi, i  bëri një vizitë  kompanisë  prodhuese të kërpudhave ”Fungo ff”,  për t’u njohur për së afërmi  me prodhimin e kësaj ndërmarrje, si dhe vizituan  varrezat e dëshmorëve .

0 comments:

Post a Comment

 
Top