(Koha vision)

Gjatë dialogut të Beogradit e Prishtinës në Bruksel temë nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pasuria e Serbisë në Kosovë, ka deklaruar Velko Odaloviq.

"Mendoj se temë nuk duhet të jetë Trepça, por pasuria e Serbisë në Kosovë. Nuk është vetëm Trepça ndërmarrje publike. Atje është edhe Qendra për Ski, atje është një pjesë e madhe e pasurisë së Telekomit, Postës, NIS-it" (Naftan Indusrija Srbije - Industria e Naftës e Serbisë), ka thënë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së së Serbisë Veljko Odaloviq për RTS-në, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Serbia edhe sot paguan borxhe ndërkombëtarë për pasuritë që kanë jashtë administrimit dhe jashtë pronësisë.

Odaloviq ka vlerësuar se në rastin e Trepçës bëhet fjalë për rrëmbim të një institucioni, porse përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare me të cilët ka biseduar Serbia, kanë treguar një shkallë të lartë mirëkuptimi për këtë temë.

"Bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se kjo temë duhet të trajtohet ndryshe”, tha Odaloviq.

Odaloviq ka thënë se duhet shikuar si duket pjesa e Trepçës e cila ka mbetur në pjesën jugore të Mitrovicës.
"Atje ku kanë qenë institucionet e Kosovës, ato janë shkatërruar , braktisur, shkretuar . Atje ku Serbia është, në veri, funksionon", ka nënvizuar ai.

0 comments:

Post a Comment

 
Top