Në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Begzad Sinani ,me stafin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kryetari tregoi përkushtimin e tij për ta ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomik, i cili mund të siguroj edhe vende të reja pune.
Kryetari i inkurajoj, stafin e kësaj drejtorie që të përgatisin sa më shumë projekte, për të konkurruar për donacione të ndryshme .
Po ashtu kërkoi nga stafi i kësaj drejtorie që përgatiten fermerët për kultivimin e kulturave tjera bujqësore, që mos të kultivohen vetëm në ato tradicionale. E njëjta porosi ishte edhe për pemëtarinë mos të ndahen donacione për pemët tradicionale gjë vlen në,si edhe kur është fjala për pemëtarinë të kultivohen edhe lloje tjera të pemëve , se komuna e jon ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë. Kryetari brenda muajit shkurt planifikon ti bëj vizita disa fermerëve të komunës sonë. Duke filluar nga fermat , plantazhet e pemëve serrat e ndryshme, në mënyrë që të njihet për së afërmi me punën funksionimin dhe problemet e tyre.
Dhe në fund do të organizoj ketë një takim me fermerët e komunës së Kamenicës.
Nga takimi doli propozim, që sa më parë të formohet Grupi Lokal të Veprimit.
0 comments:
Post a Comment