Selver Lenjani ndihet i befasuar dhe i zhgënjyer me dhunën e paarsyeshme që po ushtrohet në protestat e organizuara nga opozita. E di që ka arsye për të protestuar sepse edhe unë jam i revoltuar në Jabllanoviqin, por dhuna që po bëhet aty është e panevojshme. Ata policë janë djemtë tanë dhe sa do doja që ata t`i kisha në vijën kufitare.

Opozita ka vend sa të duash për të hedhur gur e gjësende të tjera. Ejani në Karaqevë e mbrone vendin dhe vijën kufitare është porosia e Lenjanit.

Selver Lenjani është përkrahës i çdo ndryshimi ku përfitues janë qytetarët dhe të drejtat e tyre. E ka penguar tepër shumë deklarata e Jabllanoviqit për të cilin thotë se është turp që ende mbahet në atë pozitë, raporton rajonipress.

Por Lenjani ndihet i zhgënjyer me dhunën që po shkaktohet në protesta. “Dhuna është e patolerueshme e aq më parë kur aty kemi emra të njohur si Ramushi, Albini e Limaj. Vërtet kjo nuk arsyetohet me asnjë çmim. Ata polic janë shqiptarë dhe janë djemtë tanë. Sa do të doja që ata polic t`i kisha në vijën kufitare në Karaqevë e tu jepja lule e t`i përqafoja fort. Mos e dëmtoni segmentin më të rëndësishëm të një shteti siç është policia” ka porositur Lenjani opozitën.

Lenjani thotë se nëse opozita dëshiron vërtet ta mbrojë shtetin dhe territorin e Kosovës le të vijnë në Karaqevë. “Ejani në Karaqevë dhe na vizitoni se keni mjaft vend ku të gjuani gur e ku të shfryheni. Jakup Krasniqi doli në protestë për asgjë, kurse sa ishte kryetar i Parlamentit as nuk e dinte se ku i bije Karaqeva. U mësuam me demagogjinë e këtyre politikanëve” shprehet i revoltuar Lenjani( Botapres)

0 comments:

Post a Comment

 
Top