Komuna e Podujevës ka marr vendim që të vrasin qentë endacak.

Zyrtarët e kësaj Komune për Klan Kosova kanë thënë se janë në dijeni se kjo metodë është e kundërligjshme, por, thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Sipas tyre, secila formë tjetër kërkon shumë kohë.

Ata thonë se eliminimi i tyre do të bëhet vetëm kur të jetë e domosdoshme, në rastet kur qentë rrezikojnë jetën e qytetarëve e veçmas të fëmijëve.

Ndërsa Shoqata e Gjuetarëve thotë se këtë marrëveshje e arritën për të zvogëluar rrezikun që u kanoset fëmijëve.

Aksioni për vrasjen e tyre do të filloj javën që vjen, do bëhet vetëm në orët e vona. Komunës do ti kushtoj nga 17 euro për një qenë të vrarë, përfshirë këtu, vrasja, bartja dhe varrosja e tyre.(zeri)

0 comments:

Post a Comment

 
Top