Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet që ta shkarkojë ministrin serb, Aleksande Jabllanoviq. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, ky vendim i Mustafës vjen si pasojë e presionit të protestuesve.

“Ambasadorët e Kuintit kanë takuar Isa Mustafën gjatë paradites së sotme. Pritet që shumë shpejt Mustafa të dalë me vendim”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic merr vesh se Mustafa ka biseduar nëpërmjet telefonit edhe me babain e Aleksander Jabllanoviqit, për ta njoftuar me veprimin e tij.

Sipas këtij burimi, në fakt me shkarkimin e Jabllanoviqit është pajtuar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic, mirëpo, kundër është shprehur kategorik Vulin. Siç merr vesh Gazeta Blic, Vulin është duke kundërshtuar ashpër shkarkimin e Jabllanoviqit.

“Mustafa është duke u munduar që ta menaxhoj situatën asisoj, që të mos duket se vendimi erdhi si pasojë e ultimatumit të protestuesve, por vetëm për shkak të fyerjeve që i bëri ai ndaj nënave të të zhdukurve”, ka thënë ky burim.

Të shtunën, ndërkaq, është protestuar kundër Jabllanoviqit dhe për projektligjin për Trepçën. Rreth 50 mijë protestuese i kanë dhënë Isa Mustafës ultimatum që deri sot në ora 16:00, të vendos për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe për sjelljen në Kuvend të ligjit për Trepçën. Në të kundërtën, pritet të ketë protesta sërish nesër./ Gazeta Blic

0 comments:

Post a Comment

 
Top