Fatmirësisht fara e zezë dhe vaji i kësaj fare tani shitet edhe në Kamenicë, tek butiku “AFRA” në Kamenicë 049 666 802
Studimet shkencore tregojne se:
Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Per t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Veçortë e vajrave acidike të pangopura:
• Ndihmojnë metabolizmen e trupit
• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shume se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve
• Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajëra dhe është i detyruar t’i marre nga jashtë, 1gr. Vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore
Vajrat me Eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rruget e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.
Perveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj.
Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, ështe vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
Vaji Habbetusseuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë, gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes.
Vaji Habbetusseuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e krahërorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetusseuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habbetusseuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Analizat laboratorike, kapacitetet shëruese dhe përmbajtjet e Farës së Zezë
Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve
• Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet
• Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore
• Shton spermatozoitët - rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes
• Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës
• Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore
Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar çhipodimenisë
• Ndihmon në tretjen e taitjes së pamjaftueshme të tëmthit
• Nxit taitjen e Acidit Urik
• Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë
• Ndihmon në shërimin e migrenës
• Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit
• Është kundër rraskapitjes
• Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente
• Është kundër kallove
• Përmirëson tretjen dhe apetitin
• Ul temperaturën e trupit
• Është kundër diaresë
• Është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës çhipotenziv
• Është kundër gjakderdhjes çepistaksit dhe hemofiljes] - është kundër sëmundjeve kancerogjene
• Mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në gjak - nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes
• Ul kolesterolin në gjak etj.
Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:
Përgjegjigjen për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe
B, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në preventiva. Gjithashtu, aktivizon punën e globilit imunitar IGE.Pastaj, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji. Gjithashtu, jep efekte të mbikontrollimit të infektimeve në përgjithesi, pastasj, zgjeron kanalet e frymëmarrjes , lufton infektimet e mushkërive, ndihmon shërimin e astmes dhe aparatin e frymëmarrjes.
Vaji i Kokrrës së Zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e Farës së Zezë (Habe Seude) të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit, duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike. butiku “AFRA” Kamenicë 049 666 802
0 comments:
Post a Comment