Disa familjarë të mësueses Hatixhe Kosumi-Rashiti  që vuan nga leukemia akute, dhe për momentin gjendet në Stamboll duke u trajtuar, Këta familjarë  kanë shkruar në redaksinë tonë kështu :
Shkrimi i pa edituar :


Hatixhe Kosumi-Rashiti vuan nga leukemia akute dhe për momentin gjendet në Stamboll duke u trajtuar. Ajo ka punuar si mësuese per 23 vite me radhë kurse ne fshatin Tugjec punoi 7 vite (1991-1998) gjatë periudhës kur mësimdhënësit punonin pa pagese.

Ajo sot ka nevojë per ndihmën e shtetit per te cilin kontriboi aq shumë. Ne si familje kemi bërë kërkesë tek kryetari i komunës z.Begzad Sinani por nuk morëm asnjë përgjigje të vetme sepse trajtimi i saj kushton 190.000 euro ,mjete te cilat janë duke u mbledhur nga familjaret dhe njerëzit humanitare.
 Rasti i mësueses nuk është i vetmi prandaj shpresojmë se komuna do të na ndihmoje sadopak sepse ajo e meriton ndihmën e shoqërisë.
Me respekt familja Kosumi

0 comments:

Post a Comment

 
Top