Shën Valentini është një prift i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë dhe përkujtohet më 14 shkurt. Siç thuhet, ai është lidhur nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë i cili vdiq më datë 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Sot, kjo ditë festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19-të, dedikimet për Shën Valentin jepeshin përmes kartolinave të cilat nga ajo kohë u bënë shumë popullore.
*****
Ekzistojnë shumë teori rreth origjinës së ditës së Shën Valentinit, por më e njohura daton që në kohën e perandorisë Romake, gjatë sundimit të Klaudit të dytë, 270 pas e.s. Klaudi nuk dëshironte që meshkujt e asaj kohë të martoheshin gjate luftës, sepse mendonte se meshkujt beqarë ishin ushtarë më të mirë. Peshkopi Valentin, qëndroi kundra këtyre dëshirave dhe kreu ceremoni martesore të fshehta. Për këtë arsye, Valentini u arrestua dhe më pas u ekzekutua nga urdhri i perandorit më 14 Shkurt. Kur ishte në burg i shkroi një shënim vajzës së rojës së burgut duke e firmosur në fund, ” Nga Valentini yt”. Një shprehje mjaft e dëgjuar në këto ditë.
living.al

0 comments:

Post a Comment

 
Top