Të dy modelet e reja të telefonave Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge do të bëhen zyrtar në 1 mars në Kongresin Botëror Mobil 2015.Mirëpo raportet e reja mediale tani sugjerojnë se pas zyrtarizimit të këtyre dy modeleve të reja të telefonave të Samsung,
 data e debutimit të tyre në treg mund të jetë 22 marsi.

Sipas Phone Arena thuhet se Samsung u ka dërguar një email punonjësve të saj të cilëve u ka kërkuar të mos marrin pushimet e tyre vjetore nga datat 22 mars deri më 30 mars.Nga këto raporte, konfirmohet se Samsung Galaxy S6 do të debutojë më 22 mars dhe Galaxy S6 Edge një muaj më vonë më 19 prill, sigurisht këto data janë ende nuk janë konfirmuar nga Samsung.

0 comments:

Post a Comment

 
Top