Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të Regjistrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) në Librat e Regjistrimit Civil, nga muaj shkurt deri ne muajin mars të vitit 2015 liron nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile, të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe.
Për të lansuar këtë fushatë në Kamenicë, Valon Maliqi, Drejtor i Administratës së Përgjithshme bashkë me zyrtarët e kësaj drejtorie Nazmije D.Kastrati dhe Teuta Kastrati, kanë vizituar vendbanimet ku jeton komuniteti Rom.
Qëllimi i vizitës ishte informimi lidhur me rëndësinë e fushatës sensibilizuese për regjistrimin e tyre. Gjatë kësaj vizite u takuan me qytetarët të cilët jetojnë në Qytet, e më pas në Lagjjen Berivojcë (në pjesën e epërme dhe të poshtme), duke i informuar ata për të drejtat e tyre.
Komuniteti i këtyre lagjeve u informua që gjatë kësaj periudhe lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj kohe(shkurt-mars, 2015) Kjo bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komunitetetve, sidomos të drejtës së regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshëm si segment rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut.
Gjatë vizitave të bëra u identifikuan persona prej komunitetit Rom të cilët nuk janë regjistruar për shkak mungesës së dokumenteve...por pasi që u informuan për këtë fushatë nga ana e Stafit të Drejtorisë së Administratës, ditëve në vazhdim këta persona do të arrijnë të regjistrohen.
Gjatë këtyre vizitave komunitetit Rom u janë shpërnda fletpalosje dhe materjale tjera informuese për të drejtat e garantuara dhe maica me mbishkrimin REGJISTROHU...donacion i dhënë nga MAPL-ja.
Kjo fushatë po bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komunitetetve, sidomos të drejtës së regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshëm si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës.
0 comments:
Post a Comment