Në ketë seancë të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, OJQ-të, dhe mediat lokale .
Në këtë seancë të jashtëzakonshme u shqyrtua pika e vetme e rendit të ditës, propozim-projekti Sh.06 Nr. 4411 dt:10.02.2015, për investime kapitale, të cilat realizohen bashkëpunim me IPA -në , dhe MAPL-në.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi,komuna i ka propozuar këto tri projekt- propozime, siç janë:
a) Asfaltimi i rrugëve lokale në Kopërnicë ( pjesa e dytë)
b) Punimi i parkut prapa banesave në Kamenicë
c) Rregullimi i shtratit të përroit të Rubocit në Kamenicë
Kryetari i Komunës foli për rëndësinë e këtyre projekteve, dhe dha arsyetimin të cilat janë të interesit të përgjithshëm, dhe ndikojnë në përmirsimin e infrastrukturës së komunës.
Ndërkaq,sipas drejtorit të urbanizmit Ilir Kastrati, këto projekt propozime janë plotësisht në harmoni me planin zhvillimor urbanistik.
Disa këshilltarë komunal, patën vërejtje për mos sigurimin e materialit plotësues për këto propozim -projekte.Megjithatë , njëzërit i aprovuan këto propozim projekte ,të cilat do t’i dërgohen MAPL-së.
0 comments:
Post a Comment