Kryetari i komunës Sinani e ka pritur zv. Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me bashkëpunëtorë i cili e vizitoi Kamenicën në kuadër të fushatës sensibilizuese për regjistrimin falas të qytetarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.
Kryetari Sinani e njoftoi zv, Ministrin, për aktivitetet që i ka ndërmarr komuna, së bashku edhe me institucionet qendrore e organizatat e ndryshme joqeveritare , përmirsimin e kushteve jetësore të komunitetit rom.
Pjesëtarët e këtij komuniteti që jetojnë në komunën e Kamenicës janë 520, ku shumica e tyre jetojnë në qytet, fshatin Berivojcë dhe një familje 30 anëtarshe në fshatin Strezoc.
Komuna e Kamenicës i ka të regjistruar të gjithë romet e kthyer , me përjashtim të dy fëmijë në Strezoc , të cilët në javën e ardhshme do të regjistrohen.
Përfaqësuesit e komunës shpesh herë i kanë vizituar , romët e shpërngulur që janë të strehuar në kampin e Bujanocit dhe atë të Shkupit.
Zv.ministri Gecaj u interesua edhe për gjendjen në komunën tonë,realizimin barazisë së gjuhëve e informacione tjera,për të cilat informoi edhe nënkryetari i komunës për komunitete, z.Dragisha Saviq.
Ai u shpreh i kënaqur me udhëheqjen komunale e cila i kushton rëndësi ,që edhe komunitetet pakicë të jenë përfituese të projekteve të ndryshme të infrastrukturës.
Kryetari Sinani dhe zv. Ministri Gecaj e vizituan familjen 30 antarëshe në Strezoc , ku u informuan drejtpërsëdrejti për problemet e kësaj familje.
Po ashtu Kryetari Sinani e informoi zv.Ministrin që komuna e jonë ka aplikuar në tri projekte në MAPL-në dhe kërkoi që të ketë prioritet Komunën e Kamenicës.
0 comments:
Post a Comment