Sot në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë, u emërua Koordinator Bajram Mavriqi, i cili para dy muajsh u inkuadrua në VV, duke lënë Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, në të cilën ishte Sekretar Organizativ i Degës.
I pyetur nga TV Kamenica, ai e konfirmoi këtë lajm dhe tha se e merr këtë përgjegjësi, me optimizëm dhe i sigurt që do ta zhvilloj një strukturë të qëndrueshme, funksionale dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme në Dardanë, bashkë me ata që i gjeti në VV dhe të tjerët që kanë shpreh gatishmëri për të ndryshuar situatën për të mirë për qytetarët dhe komunën.
Gjithashtu, ai i fton qytetarët e Dardanës, që masovikisht ti bashkohen konceptit të Lëvizjes Vetëvendosje, si alternativë e vetme për nxjerrjen e komunës dhe të shtetit nga kjo gjendje pesimiste.
0 comments:
Post a Comment