!Ja forma e plotë e shkresës së tij (e pa edituar)
Për: Kryetarin e Komunës së Dardanës, Begzad Sinani
Për:Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Dardanës, Bajram Dërmaku,
Nga:Antari i Kuvendit të Komunës së Dardanës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arsim Thaçi,
Lënda:Kërkesë
1.A keni hartuar ndonjë plan konkret që në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve të Republikës së Kosovës,për të filluar pyllëzimin e sipërfaqeve malore të zhveshura në territorin e Komunës së Dardanës dhe nëse po, për çfarë sipërfaqe bëhet fjalë?
2.A ka filluar ende zbatimi i projektit për përfitimin e energjisë elektrike nga era, në pikën malore “KIKA” dhe nëse po, në cilën fazë është duke u zbatuar projekti, nëse jo, cilat janë pengesat në fillimin e punimeve në këtë projekt?
3.Pse po e lejoni mbajtjen e kurseve ilegale me nxënës të shkollave të komunës sonë nga mësimdhënësit që kanë kontrata me DKA-në ,kur dihet që këta mësimdhënës paguhen nga shteti për t’i mësuar nxënësit tanë në shkolla? Cilat janë masat që ju keni marrë ndajë shkeljes së ligjit nga këta keqpërdorues të detyrës zyrtare që kanë para ligjit?
4.Urgjentisht duhet të filloni me u marrur me mirëmbajtjen, rregullimin dhe përkujdesjen e varrezave në tërë territorin e Komunës së Dardanes! Ngasë përkujdesi për to është kulturë dhe rrespekt e nderim për qytetarët e vdekur të komunës sonë.
Parashtruesi i kërkesës: 20.03.2015
Arsim Thaçi, Dardanë
Nr.personal:1012433162
0 comments:
Post a Comment