Sipas drejtorit  të  Drejtorisë së Arsimit, Agim Shkodra,procesi edukativo arsimor  në komunën e Kamenicës , zhvillohët   në 27 institucione arsimore, prej tyre 17 shkolla fillore të mesme e të ulta, dy  të mesme të larta  me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa  në  tri shkolla fillore edhe  në dy të mesme  mësimi zhvillohet në  gjuhën serbe.

Në kuadër të këtij sistemi janë,konvikti për shkolla të mesme, edhe dy çerdhe për fëmijë,  njëra për fëmijët shqiptarë  dhe  tjetra për ata  serbë. Procesi mësimor  realizohet  në  40 objekte, me 378 paralele në gjuhën shqipe edhe 72 në gjuhen serbe.

Në 10 shkolla punohet në dy ndërrime, ndërsa në tjerat vetëm në një ndërrim. Shkodra, po ashtu përmendi edhe  funksionimin e  tri shkollave  me  nga një nxënës, e disa tjera me nga dy nxënës në viset malore.

Numri i përgjithshëm  i nxënëseve  në të gjitha nivelet  e arsimit në komunën tonë  është, 6070, ndërsa për mbarëvajtjen e  sistemit arsimor  janë të angazhuar  gjithsejtë 650 mësimdhënës, prej tyre 536 shqiptar dhe 114 serb.Shkollat, gati i kanë  plotësuara  nevojat  me kuadra, mirëpo ende ka nevojë  për këto lëndë mësimore: matematikë për  shkollat e mesme të larta, fizikë dhe kulturë muzikore për dy nivelet.

Shqetësuese për drejtorin ishte  rënia e numrit të nxënësve që ka shkaktuar  edhe zvogëlimin e orëve mësimore, kështu që  janë duke u rrezikuar  disa norma të arsimtarëve.

Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, me  kohë i ka bërë  përgatitjet  për fillimin e gjysmë vjetori të dytë, njëherit  presin  një sukses më të mirë në gjitha nivelet në gjysmë vjetorin e dytë 2014/2015.

Suksesi më i lartë është arritur në arsimin fillor, prej kl.I- V, ku  suksesi pozitiv i shprehur në përqindje arrin, 96.61% ,ndërsa  në  arsimin e mesëm të  ulët  prej kl ,VI-IX ,suksesi pozitiv   arrin  në 82.7%, ndërsa në arsimin  e  mesëm të lartë, X-XII në fund të gjysmë vjetorit  ishte 52.91%. Vala e migrimeve ilegale jashtë vendit i  ka  goditur edhe shkollat e komunës sonë, ku mbi 60 nxënës nga  gjitha nivelet  e kanë ndërprerë  vijimin e procesit arsimor.

0 comments:

Post a Comment

 
Top