Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ajo për Shërbime Publike, në mbledhjen e sotme ku ishte i pranishëm edhe kryetari Begzad Sinani, kanë diskutuar për situatën e krijuar në lagjen Çamëria, pas rrëshqitjes së dheut, si pasojë e kushteve atmosferike.

Kryetari Sinani kërkoi që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që gjendja e krijuar në këtë lagje, të mos jetë pengesë për qytetarët. Me këtë rast, janë propozuar dy alternativa: një rrugë e përkohshme si dhe rregullimi i një rruge të re që është nga prona shoqërore

0 comments:

Post a Comment

 
Top