(Zeri) 

Kryetari i Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq, nuk ka dashur të flasë për emërtimin e rrugës “Slobodan Millosheviç”, që do të bëhet në komunën, të cilën e udhëheq ai.

“Zëri” i kërkoi atij një sqarim përmes një pyetjeje në rrjetin social “Facebook”, por ai nuk ishte i gatshëm të përgjigjej.

“Dëgjo..., ky është profili im privat. Ju mund të publikoni që unë po sjell edhe jashtëtokësorin në Ranilluk. Ju gjithçka mund të shkruani”, ishte përgjigjja e tij.

Ndryshe, zëdhënësi i kësaj komune, Aleksandar Nedeljkovic, ka thënë se njëra prej rrugëve do të emërohet me emrin “Slobodan Millosheviq”. “Po, jemi në proces e sipër, por që ende nuk është emëruar”, ka thënë shkurt ai.

0 comments:

Post a Comment

 
Top