Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Matoshi ka realizuar sot një takim në Hodonoc me banorët e Manjecit, përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës – njësitë i vijës së gjelbër. 

“ Ashtu siq ju kam premtuar dje, unë e kam thirrur këtë takim për të diskutuar problemin tuaj me xhandarmërinë serbe në kohën kur shkoni të punoni tokat tuaja në fshat. 

Unë jam i shqetësuar për brengen tuaj dhe shpresoj që kjo të zgjidhet.Mënyra më e mirë për këtë është vendosja e komunikimit, KFOR-i mund të jetë mbështetës i madh në këtë drejtim,ndërsa unë besoj shumë edhe në punën që po bën policia e Kosovës” tha kryetari Sinani.

Banorët e Manjecit shprehën shqetësimet e tyre për problemin që kanë me tokat e tyre që ndodhen në vijën kufitare me serbinë. Hysen Sopi tregoi për problemin që kishte javë më parë me Xhandarmërinë serbe. “Kam prona në Manjec, shtëpia është në teritor të Kosovës, ndërsa arat në pjesën e serbisë, më 14 shkurt isha atje bashkë me gruan time dhe xhandarët serb na arrestuan në oborrin e shtëpisë, duke na thënë se jemi 50 metra brenda teritorit të serbisë. Ata na dërguan në Bujanoc ku na mbajtën tri orë dhe pastaj na dërguan në Gjykatë ku u denuam me nga 50 euro për shkelje të viojës kufitare” ka thënë Hysen Sopi.

Shqetësime të këtilla shfaqën në emër të banorëve edhe Ali Fetahu, Feti Avdullahu e të tjerë. Komandanti i vijës së gjelbër Toger Besim Kryeziu, ka thënë se policia e patrullon në baza ditore këtë vijë kufitare dhe i përcjell lëvizjet që ndodhin. “ Unë i kam takuar këta banorë dhe jam njoftuar me shqetësimet e tyre. Policia e Kosovës shqetësohet për këta banorë” tha midis tjerash Toger Besim Kryeziu.

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane Mc Garry ka thënë se e ka njoftuar komandën e tij për këto probleme dhe se komandati i forcave amerikane Koloneli Beker po pret informacione shtesë nga ky takim.”Unë do ta njoftoj komandantin tim rreth takimit të sotëm dhe do të sigurohem që informatat të shkojnë aty ku duhet, poashtu jam në kontakt të përditshëm me kryetarin Sinani dhe togerin Kryeziu. Unë do të ju njoftoj për hapat që do të ndërmarrë koloneli Beker’ tha rreshteri Mc Garry. 

Kryetari Sinani ka thënë se pret që ky problem të zgjidhet shpejt dhe njerëzit të mund ti punojnë tokat e tyre, ndërsa Kamenica është e interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Bujanocin dhe Medvegjën dhe që së bashku të aplikojmë edhe në fondet e IPA-së dhe të rrisim bashkëpunimin në sferën bujqësisë dhe të kulturës e sportit.

0 comments:

Post a Comment

 
Top