I Panderuari kryetar i Komunës së Ranillugut Gradimir Mikiç, po ta kujtojmë ty dhe gjithë atyre që nuk e dinë se policia, ushtria e shtetit serb nën komanden supreme të Sllobodan Millosheviçit vetëm në vitin 1999 në Gjakovë vrau 750 pleq, plaka, të ri, të reja, burra, gra dhe rrëmbeu 680 shqiptarë të tjerë të pafajshëm, ato nëna gjakovare i panderuari Mikiç edhe sot e kësaj dite nuk kanë informacione për fatin e bijve dhe bijave të tyre që ushtria shtetërore e idolit tuaj Sllobodan Millosheviç i rrembeu dhe nuk dihet se ku janë.
I panderuari Mikiç, kush është egërsirë sipas jush? Ata që lanë duart me gjakun e njomë të fëmijëve në djep? Ata që dogjën njerëz për së gjalli, apo nënat gjakovare që kërkojnë fëmijët e tyre të marr peng nga ushtria dhe policia shtetërore serbe në vitin 1999, e që edhe sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tyre?! I panderuari Mikiç, ushtria dhe policia shtetërore serbe dhunoi qindra gra dhe vajza të reja dhe jo vetëm në Gjakovë, ata shkaktuan shumë dëme shpirtërore e materiale, që ne nuk do t`i harrojmë aq leht ashtu siç paskësh menduar ti apo shokët e tu.
I panderuari Mikiç, ushtria dhe policia shtetërore serbe, në Kosovë vrau mbi 16 mijë qytetarë shqiptarë, dhunoi mbi 10 mijë femra shqiptare, për fatin e mbi 4000 shqiptarëve nuk duhet se ku janë që nga rrëmbimi i tyre në vitin 1999 nga ushtria dhe polica shtetërore serbe, dhe ju i panderuari Mikiç i quani egërsira nënat gjakovare që kërkojnë fëmijët e tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia e shtetit serb.
I panderuari Gradimir Mikiç, do të ishte mirë që pikësëpari t`ju kërkosh falje nënave gjakovare dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për deklaratat e tua shoviniste, i panderuari Mikiç, me deklaratat e tua vetëm sa po ngritë tensione dhe po gërryen në një plagë të rëndë e të paharruar për ne shqiptarët. E sa i përket emërtimit të rrugës me emrin e kryekasapit të Ballkanit e ke shumë gabim, dhe se po gabon rëndë! I panderuari Mikiç, meqë nuk ke “aq informacione” për masakrat serbe në Kosovë, atëherë pa të rikujtojmë me emra dhe mbiemra kriminelesh dhe me fotografi të atyre që kryen masakra në Gjakovë.
1. Çamoviç Sreten
2. Stanojeviç Milan
3. Çoliç Rade
4. Slavkoviç Milan
5. Stanojeviç Sava
6. Kovaç Slobodan
7. Stojanoviç Sava
8. Dekiç Milan
9. Dekiç Momçilo
10. Raçiç Dragan
11. Mirkoviç Vuk
12. Vujoviç Vaso
13. Vujoviç Nikotin
14. Ragiç Darko
15. Simiç Bozhidar
16. Stefiç Nikola
17. Stefiç Bojan
18. Obradoviç Ljubisha
19. Pantoviç Radovan
20. Pantoviç Miliç
21. Jovanoviç Aca
22. Bozhoviç Çedomir
23. Jovanoviç Sava
24. Ristiç Predrag
25. Jovanoviç Goran
26. Shqepanoviç Millosh
27. Krstiç Srgjan
28. Dikiç Milan
29. Dikiç Momçilo
30. Dimiç Zvezdan
31. Jovanoviç Sinisha
32. Rajkoviç Gojko
33. Drashkoviç Laza
34. Lazareviç Doka
35. Stanojeviç Momçilo
I panderuari Mikiç, për një mandat ju ishit edhe nënkryetar i Komunës së Kamenicë, meqë nuk paskëshit njohuri pë krimet e Sllobodan Millosheviçit dhe ushtrisë e policisë së tij në Kosovë, ne e ndjejmë obligim që t`ua bëjmë me dije se çfarë krimesh kreu idoli yt në komunën tonë. Vetëm gjatë periudhës 1998-1999 si në çdo komunë të Kosovës edhe në Komunën e Kamenicës, ushtria, policia shtetërore serbe si dhe njësitë paramilitare serbe vranë, masakruan, terrorizuan, përdhunuan, dhunuan, ndoqën nga shtëpitë e tyre qytetarët e Komunës së Kamenicës. Kulminacionin e dhunës, terrorit ushtria dhe policia shtetërore serbe e arriti më 11 maj 1999. Më 11 maj të këtij viti u bënë plot 15 vite kur qytetarët e komunës tonë ishin në ankthin më të madh të shek. XX.
Ishte 11 maji për jetë a vdekje, ishte çasti të jemi apo të mos jemi, ishte ditë e kobshme, ishte ditë tragjike e historisë tonë kombëtare, ishte dita kur ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë filluan vrasjet, dhunimet, përdhunimet, përndjekjet e qytetarëve tanë nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke filluar nga fshati: Krilevë, Strezoc, Gragjenik, Leshtar, Hodonoc, Rahovicë, Koretin, Topanicë, Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Muçivërc, Karaçevë, Petrit, Roganë dhe në fshatrat e Malësisë së Kamenicës.
11 Maji i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e komunës tonë dhunoheshin, torturoheshin, sulmoheshin nën tytat e pushkëve dhe bajonetave të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Qytetarët e komunës tonë u sulmuan barbarisht nga të katër anët, u nxorën me dhunë nga shtëpitë e tyre me të vetmin motiv se ishin shqiptarë etnikë. Më 11 maj të vitit 1999 nga forcat serbe dhe në majin e po atij viti u vranë pabesisht, pafajësish një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë. Tani do të paraqesim regjistrin e të vrarëve të pafajshëm, të pagjeturve të komunës sonë:
Të vrarë më 11 maj 1999:
1. Ajet Isaku nga Velegllava (1999)
2. Ismail Ismaili nga Kopernica (1999)
3. Asllan Thaçi nga Karaçeva e Ulët (1999)
4. Emin Jerliu nga Dazhnica (1999)
5. Zylfi Kastrati nga Hogoshti (1999)
6. Nevzat Kryeziu nga Muçivërci (1999)
7. Ramadan Latifaj nga Hogoshti (1999)
8. Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku (1999)
9. Ismajlhaki Morina nga Hodonoci (1999)
10. Musa Morina nga Hodonoci (1999)
11. Halit Morina nga Hodonoci (1999)
12. Mehmet Sabedini nga Hogoshti (1999)
13. Ramadan Sijarina nga Feriçeva (1999).
14. Si dhe Ardian Qarrin djaloshi që u vra në moshën 16 vjeçare në janarin e vitit 1998 në qendër të qytetit të Kamenicës, njëherit është edhe viktima e parë civile e terrorit policor serb e vitit 1998, Ardianin ishte në shkollën fillore, polici serb e vrau në qendër të qytetit.
Të pagjetur ende janë:
1. Murtez Sherifi nga Petriti, i zhdukur në vitin (1999)
2. Fadil Sherifi nga Petrit, i zhdukur në vitin (1999)
3. Më 18 qershor është zhdukur në fshatin serb Stralicë, një qytetarë shqiptar nga fshatit Gërbac i Komunës së Medvegjës, sot e asaj dite nuk dihet për fatin e tij.
Shpresojmë që trupat e tyre të gjenden sa më parë.
Shteti serb duhet të përgjigjet për krimet, dhunën, përndjekjet, vrasjet dhe terrorin që i bëri ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Po gjatë viteve 1998-1999 u rrahën dhe u malltretuan egërsisht mbi 300 qytetarë kamenicas. Gjatë vitit 1999 ka pasur edhe përdhunime të femrave shqiptare në komunën, por që ky fakt u hesht, u la në harresë, numri i të dhunuarave është i madh, deri tani flitet për 30 femra të dhunuara. I panderuari Mikiç, kërko falje. I panderuari Mikiç ishe nënkryetar i kësaj komunë që është masakruar, vrarë e terrorizuar na idoli yt, duhet të kesh turp për ato deklarta shovinste.
I panderuaru Mikiç gjatë vitit 1999 shteti serb në Komunën e Kamenicës shkatërroi:
- 202 Shtëpi;
- 107 Objekte Zejtare;
- 2 Xhami;
- 1 Bibliotekë;
- 3 Zyre vendi;
- 1 Shkollë me dokumentacion.
-Ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë gjatë tërheqjes vodhën gjësende dhe inventarë në shtëpinë e kulturës, në shtëpinë e shëndetit tri vetura si dhe pajisje tjera, në objektin e komunës vodhën të gjitha inventarin si dhe të gjitha veturat, në objektin e postës vodhën 4 vetura dhe pajisje tjera të teknologjisë informative, në objektin e KEK-ut vodhën 6 vetura dhe pajisje tjera, në çerdhen e fëmijëve vodhën inventarin dhe një veturë, vodhën inventarë dhe pajisje në objektin e ujësjellësit komunal, në objektin e qendrës sociale vodhën inventarë dhe 2 vetura, në stacionin e autobusëve vodhën inventarë dhe 6 autobusë. Kurse qytetarëve kamenicas ua mori me dhunë afërsisht mbi 100 vetura, pajisje bujqësore, shifra të konsiderueshme parash, ari dhe argjend.
I panderuari Mikiç, ti dhe Jabllanoviçi në vend se të na kërkoni falje ju p na fyeni, kujdes nga këto deklarata të pamatura.
Kryetari i OVLUÇK-së
Milaim Limani
0 comments:
Post a Comment