Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me drejtoreshën Venera Dërmaku-Rexha, në bashkëpunim me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, organizuan një ekspozitë me punime të nxënësve me nevoja të veçanta të klasëve të bashkangjitura të Shkollave fillore “Fan.S.Noli”, të Kamenicës dhe asaj “Metush Krasniqi” të Roganës
Ekspozita u organizua në holin e Shtëpisë Kulturës “ Isa Kastrati. Motoja e kësaj ekspozite ishte: “Gjithëpërfshirja, vlerë shoqërore”.
Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal, drejtorët e shkollave, përfaqësues të Handikos-it, nxënës dhe arsimtarë të shkollave të Kamenicës .
Nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë me punime i’u ndanë mirënjohje. Ky aktivitet ishte i financuar nga, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
0 comments:
Post a Comment