Sonte (Të dielën rreth orës 18.00) në fshatin Doberqan (Miresh) nga plagët e marra nga goditja e një veture jetën e ka humbur N.K. i lindur 1960 në Miresh.

Ismet Hashani vetëm e ka konfirmuar rastin për rajonipress, por nuk ka dhënë detaje për viktimën. Sipas tij vozitësi i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin tashmë është arrestuar derisa hetimet janë duke vazhduar rreth kësaj vdekjeje tragjike.

Një vdekje me fatalitet ka ndodhur të dielën në fshatin Miresh të Gjilanit rreth orës 18.00 ka konfirmuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.

Sipas Hashanit viktima ishte duke ecur derisa ai është goditur nga një veturë që e ngiste me shpejtësi një djalë i moshës 18 vjeçare. “Policia ka marrë një informatë për një incident, ku mësohet se një veturë në lëvizje dyshohet se e ka goditur një banorë në ecje në drejtimin Kamenicë - Gjilan. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin 18 vjeçar i po të njëjtit fshat” tha Hashani.

Burimet tona ndërkaq mësojnë se viktima është N.K. dhe se ai në momentin kur është goditur ishte duke shkuar në vendin e tij të punës ku punonte si roje./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top