Në takimin e sotëm të mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, z.Bajram Dërmaku kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës, që do të procedohen për Kuvend Komunal.

Ndër pikat që janë shqyrtuar në këtë mbledhje ishin edhe disa propozim-vendime, mes tjerash propozim-vendimi  për  themelimin e dy komiteteve   obligative, Komitetin për Politikë dhe Financa, dhe Komitetin për Komunitete, propozim  vendimi për dhënien  e pronës publike  komunale  për shfrytëzimin  afatshkurtër edhe afatgjatë   për ndërtimin e objektit të xhamisë në  fshatin Novosellë, etj.

Pika shtesë të rendit të diës, kanë qenë edhe kërkesa që nxënësve të shkollës teknike t’u ndahen nga 10 euro për punim diplome si dhe të ndihmohet Gani Fazliu, të cilit i është djegur shtëpia.

Po ashtu, është shqyrtuar edhe çështja e ndarjes së një vendi për nevojat e Handi Kos-it.
Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar edhe një sërë çështjesh tjera.

0 comments:

Post a Comment

 
Top