Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka reagur ndaj padive që po ngrit Eco – Higjena dhe grumbullimit të borgjeve të kompanisë “Pastrimi” apo që njihej si Higjena më herët e që financohej nga komuna.
Kjo kompani ka operuar dy vite me mbështetje financiare të komunës, ndërsa për qudi kompania austriake Eco Higjena menjeherë pas fillimit të operimit këtu ka filluar të inkasojë borgje për kohën kur nuk ka punuar në Kamenicë.
Ja postimi I plotë I Nënkryetarit Matoshi “Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit po shtohet dukuria e kërkesave të Kompanisë së Partneritetit Publiko – Privat “Eco – Higjena” që përmes përmbaruesit privat të inkasojë borgjet e qytetarëve të Kamenicës për bartjen e mbeturinave edhe për periudhën para se kjo kompani të operonte në Kamenicë.
Dëshiroj të ju vë në dijeni se në asnjë nga takimet e mbajtura dhe as në marrveshjen e nënshkruar pas vendimit të Kuvendit Komunal, këto borgje nuk i takojnë Kompanisë Eco- Higjena.
Këtë qështje do ta ngris përmes këshilltarëve komunal edhe në Kuvend dhe në rast të veprimeve të këtilla të njëanshme të kompanisë do të kërkojë të rishqyrtohet vendimi i Kuvendit.
Eco Higjena nuk ka operuar në Kamenicë para shtatorit të vitit të kaluar dhe rrjedhimisht nuk e ka të drejtën e arkëtimit të borgjeve.
Para se ta bëjë këtë kjo kompani duhet të filloj investimet në njësinë e Kamenicës. Për këtë qështje i kam njoftuar edhe kompaninë me shkrim me 30 dhjetor 2014.FM” ka shkruar Matoshi në Facebook.
Për këtë qështje edhe shumë qytetarë janë ankuar si në komunën e Kamenicës po ashtu edhe në mediat lokale
0 comments:
Post a Comment