Tetë familje kanë ngelur të bllokuara nga rrëshqitjet e tokës në lagjën Çamëria, prej të cilave disa janë ë këtë lagje dhe disa të tjera në fshatin Gurgulloc . Rrëshqitjet janë shpeshtuar ditëve të fundit pas të reshurave atmosferike. Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi i shoqëruar edhe nga zyrtarët e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe ata të Urbanizmit e kanë vizituar sot këtë lagje dhe kanë biseduar me banorët për të gjetur mundësi aletrnative me ndërtimin e një rruge të përkohshme.
“Kjo është një situatë e shkaktuar nga faktorët natyrorë dhe Komuna nuk mund të nëdrmarrë diqka në parandalimin e saj, por, ajo që është në komptencën tonë është që në rend të parë të jemi afër këtyre banorëve, të hapim një rrugë alternative, dhe më e rëndësishmja që të informojmë zyrtarisht institucionet përgjegjëse për situatën këtu”
Për këtë situatë në Kamenicë është ftuar ka ardhur edhe koordinatori i Emergjencave në nivel rajonal Salih Mustafa, përmes të cilit zyrtarët komunal do të dergojnë raport të përbashkët në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor dhe në Agjencionin e Menegjimit të Emergjencave. Në bazë të këtij raporti do të ndërmerren hapat e mëtejmë dhe do të rekomandohen banorët për ndonjë evakuim eventual.
0 comments:
Post a Comment