Shtetet e Bashkuara kanë dërguar armatim të rëndë (tanke dhe automjete të tjera luftarake), në tri ish-republikat sovjetike të Baltikut për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtjes, përkatësisht për të penguar kërcënimet e mundshme ruse, ka konfirmuar gjenerali amerikan, John O'Connor.

"Dërgimi i armëve përmes portit të Rigas (Letoni) ka për qëllim t’i tregojë presidentit rus (Vladimir Putin) dhe vendosmërisë së Rusisë, se ne mund t’i bashkojmë forcat tona", tha për AFP, O'Connors.

Ai shtoi se tanket "Abrams", dhe mjetet luftarake, "Bradley", janë dërguar në Letoni, Estoni dhe Lituani "për aq kohë sa është e nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme ruse".
Gjithashtu u bë e ditur se të paktën tre mijë trupa amerikane do të dërgohen javën e ardhshme në Estoni, Letoni dhe Lituani, ku forcat ushtarake të këtyre vendeve baltike, do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, transmeton Telegrafi.

Pentagoni ka konfirmuar se kjo është pjesë e rikonstruksioneve ushtarake amerikane për të mbështetur aleatët e NATO-s, e cila po ndjek me kujdes "përshkallëzimin e agresionit rus". Vlen të theksohet se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në shtetet baltike rreth tre muaj.

As Rusia nuk ka qëndruar këmbëkryq. Kështu së paku thotë gjenerali amerikan, Philip Breedlove.

Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, Philip Breedlove, ka paralajmëruar se Rusia ka dërguar armatim në Krime, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi në zonën e Detit të Zi.

"Rusia ka dislokuar një sistem shumë të sofistikuara, duke përfshirë raketat tokë-ajër, të cilat mbulojnë 40 për qind të Detit të Zi. Ka raketa-lundruese që mbulojnë të gjithë zonën e Detit të Zi," tha gjenerali Breedlove.

Pas aneksimit të Krimesë,Rusia nxiti konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës, mes separatistëve pro-rus dhe ushtrisë ukrainase, ku brenda 11 muajve të fundit janë vrarë të paktën gjashtëmijë persona.

Kur u pyet për numrin e trupave ruse në lindje të Ukrainës, gjenerali Breedlove nuk pranoi ta specifikojë.
"Forcat ruse shkojnë e vijnë përtej kufirit juglindor ", tha shkurt Breedlove. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top