Në bazë të rregullores për grupin e grave komunale sot është zgjedhur kryesuesja e re e grupit të grave komunale.

Hazbije Myrtaj-Kallaba do të jetë tashmë kryesuesja e re e cila do të drejtoj këtë grup të grave. “Do të përpiqem me përpikëri që të jap kontributin tim në përforcimin për fuqizimin e vendimmarrjes së gruas” tha veç tjerash kryesuesja Kallaba.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i komunës z.Begzad Sinani. Kryetari Sinani përshëndeti punën e grupit të grave që janë duke e bërë në komunën tonë, në të mirë të përmisimit të gruas në vendimmarrje të tyre. “Mbështetja e kryetarit të komunës nuk do të mungoj asnjëherë, me qëllim që të përmbushen objektivat dhe qëllimet e grupit të grave komunale”, tha veç tjerash kryetari Sinani.

0 comments:

Post a Comment

 
Top